Ballafaqimi mes Ferizajt dhe Istogut, pritet me emocione nga të dy taborët!
Finalja e dytë e play-off-it pritet me kërshëri edhe nga dashamirët e hendbollit, e cila luhet nesër në orën 18.00 në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.
Finale të jesh apo të mos jesh! Ferizaj vetëm fitorja e mban në garë për titull, Istogu me fitore ose edhe me barazim bëhet kampion i ri.
“Nesër, e mërkurë, nga ora 18:00, në sallën e sporteve ‘Bill Clinton’, në Ferizaj, luhet ndeshja e kthimit ndërmjet
KHF Ferizaj dhe KHF Istogu.
Ftoheni të gjithë në përkrahje të vashave!
Le të fitojë loja e bukur dhe hendbolli!”, njofton KHF Ferizaj.