Hendbollistja më e mirë që ka pasur Kosova në 22 vitet e pas luftës, Bellma Beba, shqiptare nga Gostivari, aktualisht anëtare e skuadrës gjermane “Wurm – Mitte”, e përcjell me kureshtje hendbollin e Kosovës.
Ajo tha se mbi 1500 shikues në palestrën e Istogut, në ndeshjes mes Istogut dhe Ferizajt, finalja e parë e play-off-it, është një bukuri për këtë sporti.
“Finalja e parë kaptinë në vete sa i takon shikuesve, kjo i duhet hendbollit
Një shikueshmëri që moti i ka mungu hendbollit femëror në Kosovë.
Shikueshmëria është bukuri e hendbollit dhe motiv shtesë për lojtare.
Çdo skuadrës i duhet shikueshmëria sepse hendbolli luhet për shikues
Uroj edhe në Ferizaj të kemi sa më shikues, në tempullin e hendbollit”, thotë Beba për gazetën kombëtare “Bota sot”.