Ferizaj vetëm fitorja e mban në garë për titullin e kampionit, çdo rezultat tjetër është fatal.
Ferizajaset synojnë hakmarrje për humbjen në finalen e parë të play-off-it të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat), me rezultat 32:31 nga Istogu.
Kryetrajneri i Ferizajt, Granit Sahiti, merr frymë më lehtë për ndeshjen e nesërme (në orën 18.00 në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj), i rikthehet hendbollistja Mimoza Sefedini.
“Besoj që do të jetë një ndeshje interesante, besoj në potencialin e lojtareve të mia, dhe pres fitore.
Jemi të kompletuar për dallim nga ndeshja parë që nuk e kishim Mimoza Sefedinin (për shkak të kartonit te kuq në ndeshjen me Prishtinën)”, tha Sahiti për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Skuadra me dy të fituara apo me një fitore e një barazim shpallet kampione, Istogu avancon aktualisht me 1:0 në seri të fitoreve.