Kur Faruk Shala e nisi zejen e trajnerit, e kishte një ëndërr që të luajë me ekip në tempullin e hendbollit në Ferizaj!
Të paktën të luajë me ekipin me renome Kastriotin!
Nuk e besonte asnjëherë se do të vijë dita dhe në tempullin e hendbollit do të fitoi e të kremtoi titullin e kampionit.
Gëzimin më të madh në jetë e ka përjetuar dje sepse përveç që u bë kampion, iu tregoi Ferizajt se më nuk luan emri por puna dhe angazhimi, gjithsesi edhe investimi. Koha e emri ka kaluar!
Shala ende nuk po mund të besoj se aq shpejt u shndërrua në një trajner si një mace e zezë për Ferizajn dhe Kastriotin e Ferizajt.
Për 18 vite të ekzistimit të klubit, ka tre kupa e dy tituj. Ai tregoi dje mençuri në udhëheqjen e lojës, duke fituar finalen e dytë me rezultat 26:25 ndaj Ferizajt.
Shala sot qeshet me Ferizajn dhe Kastriotin, sepse ende nuk po beson se Istogu u bë fuqi për tempullin e hendbolli.