Finalja e dytë që u luajt dje në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj, kaloi në dominim të Istogut, që tërë takimin udhëhoqi me 4-5 gola, por në fund përmbyllet me fitore të ngushtë 26:25 ndaj Ferizajt.
Istogu bëhet kampion i ri i Kosovës.
Cila ishte e veçanta e finales së dytë të play-off-it të Superligës së Kosovës?
Shala me skemë, shpjegon taktikën
Istogu ka shumicën e hendbollisteve të huaja, të cilat dhanë maksimumin në fitore.
Trajneri Faruk Shala dje ka folur më shumë anglisht sa herë e ka marrë një minutë pushim, për t’u kuptuar më mirë këshillat e tij se si të veprojnë ndaj Ferizajt.
Shala punonte me program, duke përdorur skemën dhe iu shpjegonte vashave në gjuhën angleze, se cilat janë pikat që duhet sulmuar të rivales. Me këtë taktikë e gjunjëzoi trajnerin e Kombëtares së Kosovës U-16, Granit Sahiti.
Shala ndihet krenar që dje përdori strategjinë më ndryshe se në Istog, e para komunikimi në gjuhën angleze u kuptua mirë nga lojtaret e huaja dhe taktikat e tij ka qenë e pandalshme për homologun e tij.