Përgëzime klubeve të hendbollit KHF Istogu dhe KH Besa Famgas, të cilat u kurorëzuan me tituj të kampionit të Kosovës për edicionin 2021/2022.
Istogaset mundën në finale Ferizajn, ndërsa pejanët e Besës triumfuan ndaj Prishtinës.
Derisa për Istogun ishte titulli i dytë në histori, Besa, që e mbylli edicionin pa asnjë humbje, fitoi titullin e 16-të pas luftës, të nëntin radhazi.
KOK iu uron fat dhe suksese të dyja klubeve edhe në përfaqësimin e denjë të Kosovës në garat ndërkombëtare, uron Komiteti Olimpik i Kosovës.