Ferizaj që nga koha e largimit të Sami Çerkinit nuk fiton trofe!
Ferizaj është kampion në edicionin 2019-2020 në hendboll (femrat), por më nuk ka arritur asnjë trofe që nga largimi i Çerkinit.
Sot e asaj dite formula e lojës së tij është e panjohur për komunitetin e hendbollit, se si arriti pa stërvitje të fitoi kampionatin.
Ferizaj mbetet pa titull këtë edicion, por shpreson që këtë vuajtje ta thyejë nëse fitojnë Kupën e Kosovës, që mbahet me 14-15 maj.
Çerkini mbetet njeri i artë në klub deri me tash, i vetmi që iu ka sjellë trofe, pasardhësit e tij ende nuk po e arrijnë një gjë të tillë. Nga ikja e Çerkinit duket si një mallkim për klubin!