Veprimtari i shquar sportiv, Lulzim Imeri, i kundërvihet ish hendbollistit të viteve të 70-ta e 80-ta, Dervish Berisha, për kritikat ndaj klubit të hendbollit Istogu (femrat).
Imeri tha se nuk është mirë vetëm të kritikohet por edhe të urohet! Berisha ka sulmuar ashpër Istogun që ka shumë hendbolliste të huaja në radhët e saja.
“Pse more gjithmonë jemi të lindur me kritikuar e jo uruar.
Pse ky që ka kritikuar (po me vjen keq nuk po e njoh) nëse veç ju ka jap rasti me u paraqit në ndonjë klub jashtë Kosovës e mos me përkrah si ju kish dukur.
E tash klubet e mëdha botërore, me shumicën e lojtarëve të huaj nuk e meritojnë me festuar titujt e tyre.
Mos ja futni kot!
Urime KH Istogut - femrat
Le të na përfaqësojnë sa më mirë në arenën ndërkombëtare a kritikuesit le të mbesin duke kritikuar se asisoj janë të gatuar”, komenton Imeri.