Kastrioti i Ferizajt pretendon Kupën e Kosovës në hendboll.
Finalja e madhe zhvillohet sot në orën 17.30 në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj!
Ferizaj është në këmbë, duan me çdo kusht Kupën për të shpëtuar edicionin.
Interesimi është i madh nga ana e shikuesve për të pa finalen mes Kastriotit dhe Besa Famgas nga Peja.
Kastrioti kërkon Kupën pas tre viteve, pasi hera e fundit që e ka fituar është në vitin 2019.
Ferizajasit deri me tash kanë fituar 6 herë Kupën e Kosovës, që nga pavarësimi i sportit nga ai ish jugosllav.
Fituesit e Kupës
2020/21 Besa Famgas
2019/20 Besa Famgas
2018/19 Kastrioti
2017/18 Besa Famgas
2016/17 Besa Famiglia
2015/16 Besa Famiglia
2014/15 Besa Famiglia
2013/14 Besa Famiglia
2012/13 Prishtina
2011/12 Besa Famiglia
2010/11 Besa Famiglia
2009/10 Besa Famiglia
2008/09 Kastrioti
2007/08 Prishtina
2006/07 Kastrioti
2005/06 Kastrioti
2004/05 Besa
2003/04 Kastrioti
2002/03 Besa
2001/02 Trepça
2000/01 Prishtina
1999/00 Prizreni
1998/99 (Kupa nuk u zhvillua për shkak të luftës)
1997/98 (Kupa nuk u zhvillua për shkak të luftës)
1996/97 Vëllaznimi
1995/96 Besa
1994/95 Llapi
1993/94 Trepça
1992/93 Prishtina
1991/92 Kastrioti