Istogu nuk do të luajë sikur dje kundër Prishtinës, por me një strategji tjetër të lojës dhe të bindur se do të mbrojnë Kupën e Kosovës në hendboll (femrat).
Kryetrajneri i Istogut, Faruk Shala, ka hartuar strategjinë e lojës, pasi mbrëmë ka studiuar fije e për pe lojën e Ferizajt dhe sot pret që t’i kundërpërgjigjet fuqishëm në finalen që luhet në orën 20.00 në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.
Istogu deri me tash ka fituar tre herë Kupën e Kosovës.
Istogu e njeh mirë Ferizajn, pasi që dy herë u takua në finale të play-off-it dhe dy herë në kampionat, por kësaj radhe do të luajë me një sistem ndryshe ndaj vashave ferizajase.
Fituesit e Kupës
2020/21 Istogu
2019/20 Vushtrria
2018/19 Istogu
2017/18 Istogu
2016/17 Prishtina
2015/16 Prishtina
2014/15 Kastrioti
2013/14 Kastrioti
2012/13 Kastrioti
2011/12 Prishtina
2010/11 Prishtina
2009/10 Kastrioti
2008/09 Prishtina
2007/08 Prishtina
2006/07 Kosova
2005/06 Kastrioti
2004/05 Kosova Vushtrri
2003/04 Prishtina
2002/03 Kosova Vushtrri
2001/02 Kastrioti
2000/01 Vjosa
1999/00 Trepça
1998/99 (Garat nuk u zhvilluan për shkak luftës)
1997/98 (Garat nuk u zhvilluan për shkak luftës)
1996/97 Prishtina
1995/96 Kastrioti
1994/95 Prishtina
1994/95 Vjosa