Besa Famgas është fitues i Kupës së Kosovës në hendboll.
Pejanët shënuan fitore me rezultat 30:24 (16:12) ndaj Kastriotit të Ferizajt, në finalen e Kupës së Kosovës, që u zhvillua në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.
Për Besën është Kupa e 14-të që nga pavarësimi i sportit të Kosovës nga ai ish jugosllav.
Hendbollisti Egzon Gjuka është më efikasi me 8 gola, i ndihmuar nga Victor Alonso 5, ndërsa te ferizajasit Da Silva ishte më efikasi, me gjithsejt 5 gola.
Kryetrajneri i Besës, Arben Muqolli, është krenar, pasi që pas titullit fiton edhe Kupën, duke e kurorëzuar edicionin me kurorën e dyfishtë.
Fituesit e Kupës
2021/22 Besa Famgas
2020/21 Besa Famgas
2019/20 Besa Famgas
2018/19 Kastrioti
2017/18 Besa Famgas
2016/17 Besa Famiglia
2015/16 Besa Famiglia
2014/15 Besa Famiglia
2013/14 Besa Famiglia
2012/13 Prishtina
2011/12 Besa Famiglia
2010/11 Besa Famiglia
2009/10 Besa Famiglia
2008/09 Kastrioti
2007/08 Prishtina
2006/07 Kastrioti
2005/06 Kastrioti
2004/05 Besa
2003/04 Kastrioti
2002/03 Besa
2001/02 Trepça
2000/01 Prishtina
1999/00 Prizreni
1998/99 (Kupa nuk u zhvillua për shkak të luftës)
1997/98 (Kupa nuk u zhvillua për shkak të luftës)
1996/97 Vëllaznimi
1995/96 Besa
1994/95 Llapi
1993/94 Trepça
1992/93 Prishtina
1991/92 Kastrioti