Drejtori i drejtorisë së sporteve në Prishtinë, Granit Rugova, tha se korriku do të jetë një muaj i veçantë, sidomos për komunitetin e hendbollit.
Për herë të parë në Kosovë, do të organizohet një ngjarje madhore e hendbollit universitar.
“Kampionati Botëror i Hendbollit Universitar po vjen në Prishtinë.
Nga 11 deri më 17 korrik, në Prishtinë, do të zhvillohet kampionati botëror i Hendbollit Universitar.
Me kënaqësinë më të madhe, Komuna e Prishtinës dhe Drejtoria për Sport do të mbështesin këtë kampionat, në përkrahje të Federata e Sporteve Universitare e Kosovës, e cila do të jetë organizatore e këtij eventi madhështor.
Prishtina po merr vendin e merituar në organizime të dinjitetshme sportive, vendore dhe ndërkombëtare – me Komunën dhe Drejtorinë e Sportit gjithmonë si mbështetëse”, ka shkruar Rugova në profilin e tij në facebook.