Kastrioti i Ferizajt po vuan për titull që nga viti 2011, titulli i fundit u fitua në kohën kur ishte kryetar i klubit Lulzim Abazi dhe kryetrajner Sami Çerkini.
Kastrioti është fitues i Kupës së Kosovës në vitin 2019 në kohën e kryetrajnerit Verim Zherka dhe kryetarit Lulzim Abazi.
Klubi me renome përplot 11 vite është pa titull kampioni, ndërsa skuadra pejane Besa Famgas është e pandalshme në nëntë vitet e fundit ka nëntë tituj rresht.
Një fakt interesant në edicionin 2018-2019, në kohën kur Abazi ishte në krye të Kastriotit, kaluan rrethin e dytë të garave evropiane përkatësisht Challenge Cup.
Dy herë e mposhtën ekipin estones Tallin me 26:25 dhe 25:22, duke u kualifikuar në rrethin e tretë.
Ferizaj, kryeqytet i hendbollit, po vuan për titullin e kampionit, më shumë se një dekadë!