Ferizaj nuk e fitoi as titullin dhe as Kupën e Kosovës, mbetet pa asnjë trofe në edicionin 2021-2022!
Vashat ferizajase arritën të bëhen nënkampione të Kosovës dhe ishin në finale të Kupës së Kosovës, po ashtu siguruan edhe vizën për në kupat evropiane.
Kryetar i klubit të Ferizajt, Xhavit Morina, edhe pse nuk arriti asnjë trofe, megjithatë ia doli të jenë në finale të Kupës dhe të play-off-it.
A ka plan të ri Xhavit Morina?
A do të largohen një pjesë e hendbollisteve?
A do të përforcohen me lojtare të reja? A do të marrin pjesë në kupat evropiane? Këto janë sfida që e presin Morinën sepse duket se do të bëjë edhe ndryshime, të sjell freski në ekip! Cili është plani i tij:
Diçka po zihet brenda KHF Ferizaj dhe brenda pak ditëve apo javëve gjithçka do qartësohet sa i përket planeve të Morinës me klub. Fundja, presioni është të Morina, të përforcohet apo të dorëzohet!