Klubi me renome i hendbollit Kastrioti i Ferizajt (meshkujt) vazhdon bashkëpunimin me trajnerin maqedon Aco Stankovski.
Drejtuesit e klubit ferizajas janë të kënaqur me punën e Stankovskit dhe vazhduan edhe më tej me të.
Synimet e ferizajasve janë që pas 12 viteve ta rikthejnë titullin e kampionit.
“Kemi arritur marrëveshjen që të bashkëpunojnë edhe më tutje me trajnerin me renome ndërkombëtare nga Maqedonia e Veriut, Aco Stankovski i cili do të vazhdoj të jetë trajner i KH Kastriotit/
Gjithashtu Kryetari i Klubit Faton Hasani paralajmëron që ditët në vijim do të nënshkruhen edhe marrëveshjet me disa lojtarë të mirënjohur nga vendi dhe jashtë Kosovës
Synimi i Kastriotit është asgjë më pak se titulli i Kampionit
Kryesia është e mobilizuar maksimalisht dhe po punohet në mënyrë të sinkronizuar dhe tejet efektive për arritjen e qëllimit .
Falë seriozitetit të punës së bërë na janë ofruar shumë lojtarë dhe së shpejti do të kompletohet ekipi i Kastriotit”, njofton KH Kastrioti.