Nuk ka më shumë se 21 vjeç, është prej hendbollisteve që la gjurmë për sa kohë është paraqitur për Istogun, kampionen e Kosovës!
Është Tina Hetemi që jeton e vepron në Podgoricë të Mal të Zi, e cila tani po relaksohet dhe po pushon, duke menduar se pas Turqisë ku do të vazhdojë karrierën e saj.
Sportistja nga Mali i Zi, po ia qet flakën internetit!

Kohë e nxehtë dhe ajo po relaksohet në njërën nga plazhet e Malit të Zi, duke treguar edhe vijat e saja trupore, për çka po çmend edhe fansat e saj.
“Më ka marrë malli për Kosovë. Oh, sa shumë e dua Kosovën.

Po njerëzit e mirë i ka.
Më pëlqen kultura dhe natyra e Kosovës. Kur u ktheva këto ditë nga Turqia për në Mal të Zi, nuk ka mundur pa e vizituar tre ditë Kosovën e bukur. Kam kaluar kohë fantastike në Istog”, thotë Tina për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Tina tani për tani nuk mendon për hendboll, pas pak ditëve do të shqyrtojë të gjitha ofertat. Ajo luan pothuajse në të gjitha pozita, është sikur “xhoker”.
“Ka kohë, të pushoj e pastaj do vendosi për të ardhmen time, ku do të paraqitem në edicionin e ri”, përfundon Tina.