Njomaket e Ferizajt i gëzohen fitores me rezultat 32:23 ndaj Deçanit, në kuadër të gjysmëfinales së Kampionatit të Kosovës në hendboll.
Trajneri Granit Sahiti përgëzon vashat për angazhim dhe synon finalen e madhe.
"Pioneret tona janë kualifikuar për gjysmëfinale, pas fitores në çerekfinale kundër KHF Deçanit.
Pas triumfit në kategorinë e kadetëve, edhe pionieret tona po tregojnë forcën e tyre dhe janë në rrugë të mirë për t'i sjell qytetit tonë titullin e kampionit edhe në këtë kategori.
Mbi të gjitha puna në klub që po bëhet edhe po shpërblehet.
Nesër në gjysmëfinale takohemi me Samadrexhën.
Forca KHF Ferizaj - e ardhmja është e sigurtë!”, shkruan në faqen e klubit ferizajas.