Si gjithmonë hendbollistja Suzana Ujkiq përkujdeset për befasi, kësaj radhe bëri befasi të këndshme për fansat e saj, duke postuar një fotografi nga deti!
Suzi, siç e thërrasin edhe bashkëlojtaret e kombëtares së Kosovës, këtë herë ka një imazh pak me ndryshe, që asnjëherë nuk është parë kësisoj, me syze luksi!
Pamja e saj dhe prapavija, janë një atraktivitet në veti.
Suzi veç e hapi stinën e verës me një foto shumë të nxehtë, duke paralajmëruar foto tjera edhe më atraktive dhe duke e rivalizuar me bukuri edhe bashkëlojtaren e dikurshme Tina Hetemi!
Ndryshe është nga Tuzi i Malit të Zi, me nënshtetësi të Kosovës, për 4 vite anëtare e Istogut dhe tani luan në ligën e tretë franceze, Yutz.