Sot qyteti gjerman, Koln, merr frymë me ritmin e hendbollit.
Sot është dita e finales së Champions League.
Sot luhet finalja e madhe në “Lanxess Arena”, ku janë shitur të gjitha biletat.
Barcelona e Spanjës përballet me Kielcen e Polonisë.
Dy ekipet do të luftojnë për fronin e më të mirit, ndeshja luhet në orën 18:00.
Nga mëngjesi i sotëm në Këln këndohet, rrugët janë mbushur plot me tifozë të të gjitha skuadrave që janë pjesë e kësaj finale hendbolli. Më të shumtët janë ato të Veszpremit dhe Kielces.
Tifozët polakë u gjendën në qendër të vëmendjes, e ngjyrosën qytetin me ngjyrë të verdhë, duke fituar zemrat edhe të atyre që nuk janë adhurues të hendbollit.