Finalja mes Shqiponjës së Gjakovës dhe Ferizajt, pritet me kërshëri nga njomaket e hendbollit!
Shqiponja dhe Ferizaj, synojnë titullin e kampionit të Kosovës për pioniere.
Kapitenja e klubit të Shqiponjës, Orgesa Gola, njëherësh anëtare e Kombëtares së Kosovës U-16, tha se e pret me padurim finalen e nesërme (17.30) në palestrën e sportit “Shani Nushi” në Gjakovë.
Orgesa luan në pozitën e qendrës dhe është lojtarja më e mirë në petkun e gjakovareve.
“Synojmë vendin e parë.
Pres nga bashkelojtaret e mija si një organizatore, që loja të jetë kolektive, më e rëndësishmja ta kalojmë këtë pa ndonjë lëndim dhe ta marrim atë që kemi synuar deri tani”, thotë Orgesa për gazetën kombëtare “Bota sot”.