Ish hendbollisti i mirënjohur, Florent Beqiri, aktualisht trajner i AMTV Hamburg, uron 27 vjetorin e gazetës “Bota sot”.
Beqiri tha se që nga themelimi “Bota sot” gjithmonë e ka përkrahur sportin.
“Respekt e urime për gazetën “Bota sot”, posaçërisht për gazetarin Kemajl Goca, që është njëshi për sportin e Kosovës.
‘Bota sot’ e promovon në mënyrën më të mirë hendbollin dhe sportin në përgjithësi”, uron Beqiri.