Ish hendbollisti i gjeneratës së artë, Dervish Berisha, uron 27 vjetorin e gazetës “Bota sot”.
Berisha tha se “Bota sot” është krenari kombëtare dhe kontribues i madh i sportit.
“Gazeta ‘Bota sot’ është krenaria kombëtare.
“Bota sot” ngriti vlerën, famën e sportit e sportistëve e sportisteve sepse shumë pak asht shkruar për sport e sidomos për hendboll.
Unë si ish hendbollist me një karrierë të suksesshme 30 - vjeçare krenohem që lexoj një gazet si ‘Bota sot’.
Dalja e gazetës ’Bota sot’ e cila shkroi e shkruan shumë për hendbollin dhe ngjarjet reale që na kanë munguar, jemi krenar me ju redaksi, gazetar dhe stafin e ‘Bota sot’. Ju dëshirojmë shumë suksese e punë të mbarë”, - uron Berisha.