Presidenti i klubit të hendbollit Ferizaj (femrat), uron 27 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”, duke thënë se është një dritare e fuqishme e hendbollit dhe sportit në përgjithësi.
Morina shprehet se “Bota sot” përcjell të gjitha aktivitetet sportive pavarësisht cilës degë i takon.
“Urime Gazeta "Bota sot" është e vetmja dritare e cila për momentin i kushton hapësirë të gjitha ngjarjeve sportive e sidomos hendbollit.
Urime e vazhdoni kështu dhe ju përgëzoj për pune që e bëni me shumë pasion. Gëzuar përvjetorin”, uron Morina.