Dy emra të spikatur të sportit, Sefedin Reçica dhe Muhamet Kilaj, ku gjenden sot?
Ish hendbollistët e gjeneratës së artë përkatësisht ish Borcit të Ferizajt, në vitet e 70-ta dhe të 80-ta, disa vite në elitën e hendbollit ish jugosllav, sot jetojnë një jetë të qetë.
Reçica dhe Kilaj, sot janë të pa angazhuar në sportin e hendbollit, por si njëri dhe po ashtu edhe tjetrit, iu dhemb zemra që Kastrioti nuk e ka famën e dikurshme, nuk është kampion i Kosovës që 11 vite, nga koha kur Sami Çerkini ka qenë kryetrajner.
As Kilaj e as Reçica nuk flasin për hendbollin as nuk duan të lëshohen as në lavde e as në kritika, por dëshira e tyre është që të rritet niveli dhe rivaliteti në tërë Superligën e Kosovës.
Kilaj me prejardhje nga Deçani dhe më shumë se pesë dekada jeton në Ferizaj, shijon pensionimin. Reçica jeton e vepron në Belgjikë, por shpesh vjen në qytetin e Ferizajt, aty ku e kaloi rininë më të bukur.
Në vitet e pavarësimit të sportit të Kosovës, Reçica dhe Kilaj, u angazhuan maksimalisht në rezistencë kundër pushtuesit serb.
Reçica ka qenë kryetar i Lidhjes së Sporteve të Ferizajt, një burrë i pathyeshëm, ndërsa Kilaj sekretar i parë i KH Kastriotit, një burrë me shumë vendosmëri dhe ka shumë për të thënë për dokumentet që ruan me fanatizëm, por ende e mban sekretin, për mos të shqetësuar opinionin!