Selektori i kombëtares së Kosovës, Besim Brahimi, tha se duhet të kenë kujdes me sportistët dhe t’ju krijohen kushte sa më të mira, sepse Kosova ka potencial për suksese.
Brahimi shqetëson edhe me një fakt, se sa paguhet një sportist.
“Të kemi kujdes njerëzit që e udhëheqin sportin në Kosovë, sidomos boksin.
Këta djem si Shpejtim Bajoku e shumë e shumë të tjerë t’ju krijojmë kushtet dhe mos të na ikin siç na ikën shumë të tjerë.
Këta ikin se nuk mund te rrinë me 200 apo 300 euro në muaj, edhe ato të ju jep pas 4 muaj apo 5 muaj”, ka shkruar Brahimi në profilin e tij në facebook.
Boksieri Shpëtim Bajoku fitoi medalje të bronztë në Lojërat Mesdhetare.