Federata e Hendbollit Evropian (EHF), i ka shqiptuar gjobë klubit serb Borci m:tel të Banjallukës, për shkeljen e rregullave të sigurisë nga shikuesit gjatë ndeshjes së Kupës Evropiane EHF për meshkuj 2021/22 – raundi i dytë, kundër KH Besa Famgas, që u zhvillua më 17 tetor të vitit 2021, në Banjalluka të Bosnjës dhe Hercegovinës.
Klubi do të paguajë një gjobë në vlerë prej 5,000 euro, megjithatë 2,000 euro u vendosën me kusht për një periudhë prove prej një viti duke filluar nga data e vendimit.
Ky dënim është i butë siç shihet nga EHF, kur kihet parasysh fyerjet e tyre ndaj kampionit të Kosovës.
Këto ishin thirrjet primitive: “Kosova është zemra e Serbisë”, “Kosova, Serbia”. “Mbyte, there, që shqiptari të mos ekzistojë”, “kush nuk kërcen është shqiptar”, “mbyte shqiptarin” etj.