Elona Hyseni, hendbolliste e Prishtinës, prej talenteve më të mëdha në Kosovë, po ashtu është nxënëse e dalluar e shkollës së mesme të mjekësisë.
Ajo përveç që merret me sport, i kushton rëndësi edhe veshjes elegante sidomos në stinën e verës.
Elona tha se i pëlqejnë veshjet elegante dhe sipas stinëve, sidomos fustanet.
Përkushtimi i saj është t’i realizojë synimet në lojën e hendbollit.
Është e lumtur që luan për Prishtinën, ekip me renome, dhe sipas saj, shumë lojtare ëndërrojnë ta veshin fanellën bardhekaltër.
Elona është edhe anëtare e Kombëtares së Kosovës U-17, një lojtare pothuajse e gjithanshme.