Skuadra nga Mali i Zi, Unimne, e ka nisur me humbje Kampionatin Botëror në hendboll për universitete pasi janë mposhtur nga skuadra koreane, Kangwon.
Koreanët u treguan skuadër dominuese që nga fillimi i ndeshjes duke krijuar epërsi prej 15 pikësh vetëm pas 30 minutave të para.
Edhe në pjesën e dytë, Unimne, nuk arriti të tregojë më shumë dhe në fund pësuan disfatë me rezultat të thellë 48-31.
Kjo ndeshje ishte e vlefshme për Grupin B të këtij kampionati në të cilin bëjnë pjesë edhe skuadra kroate Pula dhe ajo turke Gazi.