Botërori i Hendbollit/ UP "Hasan Prishtina" triumfon ndaj universitetit spanjoll "Mandaue"

Hendboll

Botërori i Hendbollit/ UP "Hasan Prishtina" triumfon ndaj universitetit spanjoll "Mandaue"

Më: 11 korrik 2022 Në ora: 21:27
Kosova

Kosova e ka nisur sukseshëm Kampionatin Botëror të Hendbollit Universitar pasi UP "Hasan Prishtina" e ka mposhtur atë spanjoll "Mandaue" me rezultat 35-32.

Plotë një orë lojë shumë e luftuar u zhvillua në sallën "1 Tetori", me "Dardanët" që kryesisht e ruanin avantazhin prej dy golave.

Më i miri te "Dardanët" ishte Drenit Tahirukaj i cili realizoi 10 gola.

Me këtë ndeshje mbyllet edhe dita e parë e këtij kampionati i cili do të përfundoj më 17 korrik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat