​Të gjitha rezultatet e ndeshjeve të ditës së parë në botërorin e hendbollit universitar

Hendboll

​Të gjitha rezultatet e ndeshjeve të ditës së parë në botërorin e hendbollit universitar

Më: 11 korrik 2022 Në ora: 21:57
Kosova

Të hënën ka nisur Kampionati Botëror Universitar i Henbollit i cili po zhvillohet në Prishtinë dhe ku po marrin pjesë ekipe nga vende të ndryshme të botës.

Në ditën e parë janë zhvilluar gjashtë ndeshje. Sfida më interesante ishte ajo ndërmjet Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Universitetit të Spanjës “Castilla La Mancha” ku në një ndeshje shumë të fortë, “Dardanët” triumfuan me rezultat 35-32.

Ndryshe nga meshkujt, ekipi i femrave të universitetit “Hasan Prishtina” u mposhtën nga spanjollët me rezultat 32-23.

Rezultatet e ndeshjeve të tjera ishin këto:

KNSU-UPOL 35-20

UAVERIO-SHKODRA 65-12

PULA-GAZI 36-34

UNMNE-KANGËON 31-48

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat