​Botërori i hendbollit për universitete, fillon edhe ndeshja e dytë në sallën "1 Tetori"

Hendboll

​Botërori i hendbollit për universitete, fillon edhe ndeshja e dytë në sallën "1 Tetori"

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 17:42
Foto ilustrim

Ka filluar të zhvillohet edhe ndeshja e dytë në sallën "1 Tetori" e Kampionatit Botëror të Hendbollit për Universitete.

Tanimë ka filluar pjesa e parë e përballjes mes universitetit korean KANGWON dhe atij kroat, PULA, raporton KosovaPress. 

Në takimet e para të zhvilluara në konkurrencën e meshkujve, PULA mposhti turqit e GAZI-t me rezultat 36:34.

 Kurse KANGWON shënoi fitore kundër malazezëve të UNIMNE me rezultat 48:31.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat