Botërori i hendbollit për universitete, pa fitues në derbin iberik

Hendboll

Botërori i hendbollit për universitete, pa fitues në derbin iberik

Më: 13 korrik 2022 Në ora: 19:01
Hendboll

Ka përfunduar edhe ndeshja e dytë në sallën "1 Tetori", por kësaj radhe pa fitues, e vlefshme kjo për Kampionatin Botëror të hendbollit për universitete, FISU Prishtina 2022.

Në përballjen mes Universitetit portugez të Aveiros dhe atij spanjoll Castilla-La Mancha nuk ka fitues, pasi që të dy universitetet kanë barazuar me shifrat 31:31.

Përgjatë gjithë ndeshjes të dy skuadrat treguan lojë të barabartë, ku pjesën e parë avanconin portugezët me shifrat 19:16, kurse në pjesën e dytë ishin spanjollët ajo që e morri epërsinë duke kryesuar 15:13, ndërsa rezultati final ishte i barabartë 31:31.

Ndërkaq, në gjysmëfinale vazhdon universiteti spanjoll për shkak të golaverazhit më të mirë në dy ndeshjet e kaluara.

Më i miri i ndeshjes së sotme ishte Miguel Cantin me shtatë gola të shënuar, kurse te portugezët më të dalluarit ishin David Gomes dhe Fabio Silva me nga gjashtë gola të shënuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat