FISU Prishtina 2022, malazezët mposhtin kroatët

Hendboll

FISU Prishtina 2022, malazezët mposhtin kroatët

Më: 13 korrik 2022 Në ora: 21:12
Hendboll

Ka përfunduar ndeshja e fundit e programit të sotëm në sallën "1 Tetori" në kuadër të Kampionatit Botëror të hendbollit për universitete.

Universiteti "Pula" i Kroacisë pësuar humbje pas 60 minutave lojë të zhvilluara ku u mposht nga malazezët e "UNIMNE".

Hendbollistët malazezë shënojnë fitore me epërsi prej pesë golash, ku semafori në fund të ndeshjes tregon shifrat 39:34 në favor të tyre.

Më i miri i ndeshjes ishte malazezi Luka Dosljak me 12 gola të shënuar, kurse më i dalluari te kroatët ishte Niko Marrinovic me 11 gola të shënuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat