Hendbollistët e Kombëtares U18 të Kosovës mblidhen të premten (13:00-14:00) në Gjakovë, ku do të përgatiten për Kampionatin Evropian të Divizionit B. Hendbollistet tanë do të luajnë në Evropianin që mbahet në Letoni prej 8 deri më 14 gusht.
Kosova është në grupin A së bashku me Maqedoninë e Veriut, Letoninë dhe Turqinë. Në grupin B janë Zvicra, Luksemburgu dhe Belgjika. Kosova U18 ndeshjen e parë e luan ndaj Letonisë më 8 gusht. Më 9 gusht është ndeshja me Maqedoninë e Veriut, ndërsa më 11 gusht me Turqinë. Më pas luhet edhe për plasman përfundimtar.
Ndeshjet luhen në Riga. Hendbollistët e Kosovës U18 i pret fazë intenzive përgatitore dhe një Evropian sfidues.
Deri sot në Gjakovë kanë ushtruar hendbollistët e Kosovës U20, që sonte udhëtojnë për në Varna të Bullgarisë ku paraqiten në Evropian. Më poshtë paraqesim hendbollistët e ftuar në grumbullimin e Kosovës U18.
Lista
1. Amar Muqolli - KH Besa Famgas
2. Olsi Mulaj - KH Besa Famgas
3. Granit Kadiri - KH Rahoveci
4Agon Bytyqi - KH Kastrioti
5. Altin Cacaj - KH Besa Famgas
6. Gent Bajrami - KH Deçani
7. Elton Gashi - KH Kastrioti
8. Jon Çoçaj - KH Prishtina
9. Sadri Dragaj - KH Trepça
10. Luigj Kolaj - KH Vëllaznimi
11. Labinot Kerleshi - KH Vëllaznimi
12. Erjon Hoxha - KH Vëllaznimi
13. Flodi Kameri - KH Vëllaznimi
14. Elion Goçi - KH Zhegra
15. Drin Radoniqi - KH Besa Famgas
16. Aldijon Cacaj - KH Deçani
17. Erjol Dautaj - KH Deçani
18. Andi Rexhahmetaj - KH Deçani
19. Ardrin Dobraj - KH Deçani
20. Elton Hysenaj - KH Deçani
21. Olt Kabashi - KH Besa Famgas
22,. Edonis Hajra - KH Besa Famgas