Sot zhvillohen gjysmëfinalet e Kupës Botërore Universitare në hendboll. Në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë na presin katër ndeshje interesante.
Fillimisht prej orës 13:00 hendbollistet e Universitetit të Prishtinës takohen me ato të Universitetit nga Korea e Jugut (KNSU). Prej orës 15:00 është gjysmëfinalja e dytë e hendbollisteve, mes spanjolleve dhe çekeve.
Ndërkohë në ora 17:00 është gjysmëfinalja e parë e studentëve.
Takohen universitetet e Koresë së Jugut dhe Spanjës. Kurse prej orës 19:00 ekipi i Universitetit të Prishtinës luan me ekipin universitar të Malit të Zi (UNIMNE).