Ka përfunduar ndeshja e parë e ditës së pestë të Kampionatit Botëror të hendbollit për universitete, FISU Prishtina 2022.
Vashat e "Hasan Prishtinës" kanë pësuar humbje nga universiteti korean "KNSU", kështu duke u eliminuar në gjysmëfinale të këtij turneu.
Pas plot 60' minutave lojë të zhvilluara në sallën "1 Tetori" në Prishtinë, UP "Hasan Prishtina" mposhtet nga "KNSU" me shifrat 39:24.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rezultat 20:8 në favor të koreaneve, ashtu sikurse pjesa e dytë, ku semafori tregonte rezultatin 19:16 në favor të tyre.
Më e mira e ndeshjes ishte Jiin Jung me 10 gola të shënuar, kurse më e dalluara te vashat kosovare ishte Elisa Mulaj me shtatë gola të realizuar.