Ekipi i hendbollit të Universitetit të Shkodrës vazhdon të zhgënjejë me paraqitje shumë të dobëta në Kampionatin Botëror Universitar të Hendbollit që po zhvillohet në Prishtinë.
Si në konkurrencën e meshkujve, ashtu edhe në atë të femrave.
Djemtë e këtij universiteti sot janë përballur me skuadrën e hendbollit nga universiteti turk "GAZI", nga të cilët kanë pësuar disfatë të thellë me rezultat 47-14 në "Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve", në Prishtinë.
Me këtë humbje, shkodranët kanë humbur të gjitha gjasat për të fituar trofe në këtë kampionat, derisa turqit do ta vazhdojnë garën tutje.