​Hendboll, mbyllet gjysmëfinalja e parë te meshkujt, "KANGWON" mposht spanjollët e "UCLM"

Hendboll

​Hendboll, mbyllet gjysmëfinalja e parë te meshkujt, "KANGWON" mposht spanjollët e "UCLM"

Më: 15 korrik 2022 Në ora: 18:53
Foto ilustrim

Ka përfunduar gjysmëfinalja e parë e Kampionatit Botëror të hendbollit për universitete në konkurrencën e meshkujve, FISU Prishtina 2022. 

Pas plot 60 minutave lojë të zhvilluara në sallën "1 Tetori", në Prishtinë, Universiteti "KANGWON", e ka mposhtur atë spanjoll "UCLM", kështu koreanët sigurojnë biletën e parë drejt finales së këtij turneu.

Pjesa e parë u mbyll me shifrat 14:10 në favor të hendbollistëve koreanë, kurse e dyta përfundoi në të mirë të spanjollëve me shifrat 17:15, por që nuk ishte e mjaftueshme, pasi që rezultati final tregonte 29:27 në favor të "KANGWON".

Më të mirët e ndeshjes ishin Seungwon Jeon dhe Hyungsuk OH me nga tetë gola, kurse më të dalluarit te spanjollët ishin Mario Esquinas dhe Rodrigo Almagro me nga shtatë gola.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat