Evropiani i hendbollit/ Kosova U20 sot përballet me Rumaninë

Hendboll

Evropiani i hendbollit/ Kosova U20 sot përballet me Rumaninë

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 12:18
Kombëtarja U20 e Kosovës në hendboll

Kombëtarja U20 e Kosovës në hendboll është vendosur dje në Varna të Bullgarisë.

Atje zhvillohet Kampionati Evropian i Divizionit B.

Hendbollistët kosovarë kanë zhvilluar në Varna stërvitje nën urdhrat e trajnerit Taib Kabashi dhe janë të gatshëm për të dhënë maksimumin në ndeshjet e Evropianit.

Ndeshja e parë e Kosovës U20 është sot prej orës 19:00 kundër Rumanisë. Në ndeshjen tjetër të grupit B, takohen Maqedonia e Veriut dhe Ukraina, nga ora 17:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat