Istogu dhe Kastrioti i Ferizajt, nuk e kanë qetësinë për edicionin e ri në Superligën e Kosovës (femrat).
Ferizaj i kryetrajnerit Granit Sahiti, tregohet më i vyeshëm në afatin kalimtar, të paktën deri me tash, duke përforcuar fuqishëm ekipin me disa lojtare dhe tremb kryetrajnerin e Istogut, Faruk Shalën dhe Lirie Muhaxherin e KHF Kastriotit.
Ferizaj përforcohet me Ivana Bojoviqin, Elsa Kongjelin, Simone Garba – Keita dhe Teninke Kaba të KHF Prishtina. Përforcime që nënkuptojnë se Ferizaj i ka synimet vetëm titullin e kampionit.
Sahiti po punon me përkushtim edhe me lojtare të reja dhe është shembull i punës, disiplinës dhe si fryt i kësaj janë kampione edhe me kadete.
Ferizaj tash e tre vite ka marrë primatin e ekipit të qytetit, duke lënë pas Kastriotin me batica e zbatica.
Një Ferizaj me këto përforcime e detyron thellë të mendoj Istogun në luftë për të mbrojtur trofetë, ndërsa Kastriotin as që e llogarit rivale të denjë!
Kërkesat në konkurrencën e femrave
Diarta Shala - KHF Prishtina KHF Ulpiana, regjistrim i dyfishtë
Delvina Krasniqi - KHF Vushtrria KHF Samadrexha
Jusra Begu - KHF Samadrexha KHF Vushtrria
Diellza Graçevci - KHF KEK-u KHF Samadrexha
Ivana Bojoviq - KHF Prishtina KHF Ferizaj
Elsa Kongjeli - KHF Prishtina KHF Ferizaj
Simone Garba - Keita KHF Prishtina KHF Ferizaj
Teninke Kaba - KHF Prishtina KHF Ferizaj
Erza Tafilaj - KHF Istogu KHF Dukagjini huazim
Lorena Matarova - KHF Vushtrria KHF Kastrioti
Edona Rugova - KHF Ferizaj KHF Kastrioti
Luljeta Sopjani - KHF Vushtrria KHF Kastrioti