Me pritje të shumta në finale të Kupës Botërore Universitare është shquar portieri Arti Luzha.
Ai e vlerëson të merituar suksesin e ekipit të Universitetit të Prishtinës.
“Nga dita e parë që kemi ardhur kemi pasur vetëm një synim - fitoren e këtij kampionati dhe ia arritëm një gjëje të tillë.
Finalja ka qenë pak më e lehtë se sa e kemi menduar, por çdo finale e ka rëndësinë e vet.
Çdo finale nuk luhet, por fitohet. Ne kemi arritur të dalim faqebardhë”, ka theksuar Luzha.