Histori interesante e sportit të Kosovës në periudha të ndryshme, sidomos në vitet e 80-ta.
Në Zagreb e kudo në ish Jugosllavi, flitej për derbin e madh të javës së 8-të mes ekipit kroat Medveshçaku nga Kroacia dhe Borcit të Ferizajt.
Ferizajasit ishin lider para sfidës në Zagreb, me 11 pikë apo me 5 fitore, 1 barazim e 1 humbje, senzacion i atij viti.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/July/24/auto_001658667329.jpg)
Basri Tupella
Ekip me hendbollistë brilant, nga Aziz Makiqi, Hasan Bajrami, Basri Tupella, vëllezërit Bujar e Besim Qerimi, Sefedin Reçica, Ratomir Tomoviq, Verim Zherka i talentuar, portierët Dragan Mlladenoviq, Misret Maliqi etj.
Një ndeshje më shumë se ndeshje dhe luftohej për vend të parë.
Derbi i madh i javës së 8-të, ferizajasit ishin shndërruar në një ekip të frikshëm.
Ekipi që fitonte përballjen, merrte kreun e tabelës në javën e tetë në elitën e hendbollit ish jugosllav! Kroatët në presion gjithashtu edhe Borci, për faktin se synonte ta ruante kreun, në anën tjetër mbi 1500 shikues dhe bie në sy edhe debutimi i Verim Zherkës në fanellën e ferizajasve pikërisht me 3 tetor të vitit 1987, ndeshje që u transmetua edhe në televizionin e Prishtinës.
Një ditë më vonë, luhej ndeshja në “Maksimir” të Zagrebit, përballja e futbollit mes Dinamos së Zagrebit dhe Prishtinës, ku triumfoi Prishtina me rezultat 1:2 duke iu falënderuar golave të Vlladisllav Gjukiqit dhe Zoran Batroviqit.
Vetëm në minutat e parë rezultati 2:2, më pas kroatët sunduan me 7:2, 16:11, 26:14 dhe për të përfunduar takimi me 32:23 në favor të Medveshçakut.
Basri Tupella (i zhdukur në vitin 1999 nga regjimi kriminal serb) ishte lojtar më i miri të ferizajasit, me 13 gola (pesë nga shtatëshja).
"Pos Tupellës, Bajramit e Mlladenoviq, të gjithë të tjerët dështuan", ka shkruar Abaz Dula në sportin e “Rilindjes” të datës 5 tetor të vitit 1987.
Pas kësaj jave, Medveshçaku kryeson me 12 pikë, pasojnë Cërvenka 11, Borci (F) 11, Metaloplastika 10, Slloga 9, Pelisteri 8, Cërvena Zvezda 8, Dinos Sllovani 7, Jugoviqi 7, Proleteri 6,, Zameti 6, Zhelezniçari 6, Borci i Banjallukës 6 dhe Duboçica 4.
Java e 8-të, 3 tetor, 1987
Medveshçaku - Borci 32:23 (16:11)
Pallati i Sporteve në Zagreb,
Shikues: 1.500.
Gjyqtarë: Dushan Qejak dhe Tomazh Jovanoviq nga Lubjana.
Shtatëshet: Medveshçaku 2 (2), Borci 8 (6).
Përjashtimet: Medveshçaku 18 minuta, Borci 12 minuta.
Kartoni i kuq: Hasan Bajrami (pas përjashtime tri herë nga dy minuta).
Medveshçaku: Bashiq, Klajiq 2, Perkovac 5 (2), Çaçiç 4, Jaruk 4, Vujica 2, Smajllagiq 5, Periq 1, Qesho 2, Markoviq 3, Saraçeviq 4 dhe Stërmeçki.
Borci: Mlladenoviq, Bajrami 2, Tupella 13 (5), Koprivica, Besim Qerimi 2 (1), Reçica 1, Bovan, Tomoviq 1, Bujar Qerimi 3, Zherka, Makiqi 1 dhe Maliqi.