Besa Famgas emëron kryetrajnerin e ri, Nikolla Prce, që shumë vite e barti me sukses fanellën e ekipit pejan, tani do ta drejtojë, për të vazhduar me trofe.
Kampioni i Kosovës ka zyrtarizuar kryetrajnerin e ri, ndërsa deri me tash ekipin e ka drejtuar Arben Muqolli dhe me sukses të madh.
“Legjenda e hendbollit të Bosnjë dhe Hercegovinës, Nikolla Prce është trajner i ri i klubit tonë.
Golashënuesi më i mirë në Përfaqësuesen e Bosnjës dhe Hercegovinës ( 444 gola ) si lojtar ishte pjesë e klubit tonë që nga viti 2019 derisa gjatë karrierës së pasur ka luajtur edhe në Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë, Spanjë, Austri, Katar, Hungari dhe Poloni.
Përvoja e një prej hendbollistëve më të dalluar në rajon do të jetë forcë shtesë e klubit tonë në rrugëtimin në garat vendore dhe ndërkombëtare”, njofton KH Besa Famgas.