Kampionja e Kosovës, Istogu, përforcon radhët me hendbollisten nga Tunizia, Nihed Limem.
Istogu synon të jetë sa më i kompletuar dhe i gatshëm edhe për garat evropiane përkatësisht Kupën e EHF-it.
“Hendbollistja e përfaqësueses së Tunizisë, Nihed Limem, i është bashkuar skuadrës kampione te Kosovës për sezonin e radhës.
Istogu fillon fazën përgatitore për kampionatin e ri gjatë javës së ardhshme. Skuadra ka bërë disa ndryshime pasi që janë larguar disa hendbolliste për në klubet europiane!
Por që ka edhe prurje të reja në Istog, majtakja nga Tunizia e cila luan në pozitën e bekut të djathtë është njëra nga tre përforcimet e KHF Istogu për sezonin 2022/2023 në Kosovë si dhe edicionin 2022/2023 të EHF Europa Cup.
Gjatë ditëve të radhës skuadra do të prezantoj edhe dy prurjet e reja!
Edicioni i këtij viti të EHF Europa Cup fillon me 8/9 tetor, Istogaset në palestrën e sporteve në Istog presin skuadrën shqiptare të Çairit nga Shkupi!”, njofton KHF Istogu.