Ferizaj prezanton përforcimet dhe paralajmëron se do të luftojë për titullin e kampionit.
Granit Sahiti, kryetrajner, ka parasysh të gjitha këto përforcime dhe me skeletin e hendbollisteve të edicionit të kaluar, pretendon trofetë.
“Klubi ynë ka transferuar 4 lojtare te reja për sezonin 2022-2023: Ivana Bojoviq, Elsa Kongjeli, Simone Keita, Teninke Kaba.
Së shpejti ju njoftojmë edhe me përforcimet e radhës.
Na priftë e mbara në kampionatin e ri dhe në garat Ndërkombëtare!”, shkruan në faqen e KHF Ferizaj.