Nuk thonë koti, kush e ka lekun e ka byrekun, kështu është edhe me klubet.
Prishtina e ka lekun dhe sërish ia merr një hendbollist Kastriotit të Ferizajt.
Është fjala për Aldi Rudarin, që sot firmosi me Prishtinën.
A po e djeg Kastriotin Verim Zherka dhe a do t'i lërë “lakuriq” sa i përket fondit të lojtarëve?
Zherka gjithmonë vepron në heshtje, godet kur më së paku pritet!
Kastrioti duket se po e ndjen presionin e Zherkës!
A ka gjasa që Zherka t’i marrë edhe dy lojtarë tjerë të lirë? Nuk ka asnjë informacion por Prishna e kryetarit Edi Kolgeci, po tregohet një mace e zezë për ferizajasit, duke i goditur mu në “zemër”.
Pas largimit të Rudarit, edhe këta lojtarë janë të lirë të Kastriotit, si Liridon Esati, Hamdi Salihu, Beni Sula dhe Jeton Bislimi.