Klubi i hendbollit Prishtina, pas Aldi Rudarit, Kastriotit të Ferizajt ia merr edhe Hamdi Salihun.
Salihu firmos me Prishtinën, në anën tjetër Kastrioti është me dhimbje koke.
“Beku i majtë, Hamdi Salihu rikthehet në Prishtinë”, njofton KH Prishtina.
Bardhekaltrit realizuan edhe një përforcim, ashtu siç kemi paralajmëruar para disa ditësh në gazetën “Bota sot”.