Arlinda Dinarica, hendbolliste, vesh fanellën e kampiones dhe fitueses së Kupës së Kosovës, Istogu.
Dinarica ka njohuri për hendbollin tonë dhe nuk e ka problem të adaptohet në mjedisin e ri, ekip që garon në garat evropiane.
“Arlinda Dinarica i bashkohet kampioneve.
Arlinda Dinarica është hendbollistja me e re e Istogut, karrierën e ka filluar të skuadra e Çairit nga Shkupi, pastaj ka kaluar të Kastrioti i Ferizajt, për të vazhduar në Gjermani, ndërsa të Istogu vjen nga skuadra e Superligës Turke, Tekirdağ Süleymanpaşa sportif A.Ş.
Dinarica është paraqitur edhe për përfaqesueset U17 dhe U19 të Maqedonisë së Veriut, hendbollistja nga Shkupi luan në poziten e alos së djathtë”, njofton KHF Istogu.