Trajneri: Kosovës po i mungojnë Llazari, Kabashi, Zherka, Dobroshi, a e dini pse?

Hendboll

Trajneri: Kosovës po i mungojnë Llazari, Kabashi, Zherka, Dobroshi, a e dini pse?

Nga: K.G. Më: 10 gusht 2022 Në ora: 18:05
Kosova

Hendbolli po përballet me mungesë të trajnerëve sidomos për kategoritë e reja, kjo u vërejt edhe në kampin e fundit në Gjakovë por edhe në përgatitje me kombëtaren e Kosovës U-18, që i zhvilluan në Slloveni dhe vetëm me trajnerin Fatmir Muhaxheri!  

Një trajner i hendbollit, që nuk dëshiron të flet me emër, por në kushte anonime, prej frikës se mund t’i hakmerren, thotë se Kosovës sot i mungon një organizim dhe koordinim si para disa viteve, kur Shtabi Teknik ka qenë i kompletuar dhe ka pasur strategji.

“E deshëm apo nuk e deshëm Alfred Llazarin, kohën kur ka qenë selektor, ka pas një ekip mirë të koordinuar të trajnerëve, me Taib Kabashin, Verim Zherkën dhe Nexhdet Dorboshin.

Ka pas një program dhe një shtab teknik të koordinuar.  

Kemi pasur kampe të organizuar, kemi shkuar në Vesprem dhe kemi pasur shumë më shumë organizime për dallim nga sot.

Shumë klube po mbahen me brumin e atyre kampeve të kohës së trajnerëve të lartpërmendur. Këta trajner i dojmë apo jo, është çështje tjetër, por ka pas një koordinim dhe një shtab i kompletuar, selektor, kryetrajneri A dhe trajnerët.

Sot ka ardh puna me një trajner shkojmë se ka mungesë të tyre.

Kemi apo nuk kemi trajner apo nuk duan të punojnë në Kombëtare, nuk e di. Nuk jam kompetent të flas në shumë”, tha në kushte anonime një trajner i Kosovës, emër shumë i respektuar në hendboll.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat