Skuadra me renome e hendbollit Kastrioti i Ferizajt, është përforcuar me hendbollistin nga Maqedonia e Veriut, Dario Petrovski.
Lajmi e ka bërë të ditur drejtori i klubit, Ekrem Beqa.
Përforcohen me lojtarin që luan në pozitën e mbrojtjes Dario Petrovski. Është 24 vjeçar dhe i gjatë 191 centimetra.
Ky hendbollisti ka luajtur për BM Guadalajara nga Spanja dhe HC Europharm Pelister.
Beqa nuk e ka përjashtuar mundësinë që të përforcohen edhe me një lojtar tjetër nga shtetet e jashtme.
Ai tha se lajmi tjetër i mirë është se janë marrë vesh me pivotin Jeton Bislimi.
Sipas Beqës, Bislimi i mbetet besnik ekipit të Kastriotit.
Lojtarët që janë rikthyer nga Prishtina në KH Kastrioti: Lulzim Shabani, Festim Mustafa e Beni Syla, dhe përforcimet nga shtetet e jashtme Kristjan Anastasovski e Dario Petrovski.
“Po e bëjmë ekipin ashtu si e dëshirojnë dashamirët e lojës së hendbollit të Ferizajt, do të luftojmë për trofe”, tha shkurt Beqa për gazetën kombëtare “Bota sot”.